Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë kanë dështuar të zbatonin një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar vitin e kaluar për ndërtimin e rrugës Kravaricë-Ballancë, prej 1 kilometri me vlerë investimi prej 110 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërtimi i kësaj rruge synonte që të krijonte lehtësi për banorët e dy fshatrave sa i përket qarkullimit.
Komuna e Vitisë kishte arritur të lidhej me Komunën e Gjilanit përmes ndërtimit të rrugës Remnik-Nasalë, i cili projekt ishte financuar nga Ministria e Infrastrukturës. ..(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët ankohen se mosriparimi i rrugës në Bërnicë të Poshtme po ua vështirëson qarkullimin
-
Protesta për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan-Bujanoc
-
Dështojnë disa marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunave për projekte kapitale
-
Gjilanit i mbesin të papërfunduara projektet infrastrukturore shkaku i pandemisë
-
MI-ja e Komuna e Lipjanit nisin projektin e rrugës Lluga-Radevë