Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO

Ministria e Mbrojtjes ka realizuar me sukses të gjitha objektivat e parapara për vitin 2019.

Kështu ka deklaruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në konferencën e mbajtur për media gjatë së premtes, raporton KTV.

Ai tha se është rritur besueshmëria në këtë institucion, por edhe numri i komuniteteve joshumicë që janë bërë pjesë e FSK-së.

Berisha ka folur edhe për misionin kryesor të FSK-së, e që edhe më tej, mbetet anëtarësimi i plotë në NATO.

Në këtë konferencë, i pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili tha se Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2021, do të fillojë me misione paqeruajtëse.

Edhe Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO Video Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO

Rama tutje, shtoi se do të vazhdojnë misionin e tyre për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa do t’i rrisin edhe kapacitetet e tyre sipas mandatit të ri si ushtri e Kosovës.

Viti 2019 shënon vitin e parë të FSK-së me mandat të ri si Ushtri e Kosovës.