Ministri i Mbrojtjes i Kosovës në detyrë, Rustem Berisha, i në një intervistë për “Abc News” tha se synim strategjik i vendit është për të qenë anëtar me të drejta të plota në NATO.
“Kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet e rajonit që janë pjesë e NATO-s, por edhe me ato që aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s. Synojmë që të rrisim angazhimin tonë në kuadër të këtij forumi të bëhemi anëtarë me të gjitha përgjegjësitë e plota që dalin nga Karta e Adriatikut. Brenda 1 viti kemi arritur rezultate pozitive në bashkëpunim edhe me partnerët tanë strategjik”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se Kosova nuk do të përsërisë gabimet e vendeve të tjera në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut./abcnews.al
-
Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO
-
Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO
-
Berisha: Kosova, objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO
-
Rrustem Berisha: Nga sot është dashur të jem ministër i Mbrojtjes
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?