Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vihet gurëthemeli i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan do të bëhet me objekt të ri pasi aty gjatë ditës së sotme është vënë gurëthemeli i tij.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ndihet krenar që pikërisht në dy-vjetorin e marrjes së mandatit janë ndërtuar gjashtë shkolla të reja në këtë komunë.

Drejtori i Shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Qazim Maloku, falënderoi Ministrinë e Arsimit për këtë investim.