Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar si skandaloz aktgjykimin ndaj katër aktivistëve të saj, që së fundmi në formë të shkruar u është shpërndarë palëve.
Në një konferencë për media, deputetë të kësaj partie gjyqtarin e këtij rasti, Beqir Kalludra, e kanë quajtur pjesëtar të klanit ‘pronto’, derisa presin nga Gjykata e Apelit të vendosë drejt në ankesat ndaj aktgjykimit.
Albulena Haxhiu, që është një prej të akuzuarave në gjykimin që kryesohet nga gjyqtari i njëjtë, e ka vlerësuar atë si skandaloz, që nuk mbështetet në fakte.
Haxhiu ka shtuar se presin nga Gjykata e Apelit të vendosë drejt në ankesat që janë duke u përpiluar nga avokatët mbrojtës ndaj vendimit të shkallës së parë.
4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë dënuar me 20 vjet e 6 muaj burg, e tre prej tyre janë në paraburgim nga shpallja e aktgjykimit më 17 nëntor.
-
VV: Aktgjykimi i Kalludrës jashtë çdo standardi etik e profesional
-
Vetëvendosje po përgatit kallëzim penal ndaj gjyqtarit Kalludra
-
Reagimet pas lirimit të të akuzuarve të rastit “Pronto”
-
VV: Vendimi për “Pronton” skandaloz – dëshmi se gjykatat janë kapur nga ekzekutivi e ky i fundit nga mafia
-
Gjetjet e Apelit për gjykimin e aktivistëve të VV-së / Beqir Kalludra sërish do t’i gjykojë ata