Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi ka bërë me dije se do të organizojë të premten, më 25 maj, në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.
“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë”, thuhet në njoftimin për media të VV-së.
-
Vetëvendosje synon konsensus për zgjedhje të reja
-
Pozita thotë se shkon në tryezë për t’i thënë VV-së se “zgjedhjet nuk janë zgjidhje”
-
VV fton në tryezën politike të gjitha partitë që e njohin pavarësinë e Kosovës
-
Vetëvendosje me tryezë, për “shqiptarët dhe integrimin evropian”
-
VV-ja propozon 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve