Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pozita thotë se shkon në tryezë për t’i thënë VV-së se “zgjedhjet nuk janë zgjidhje”

“Zgjidhje përmes zgjedhjeve” është kërkesa e vetme e Vetëvendosjes për konsensus në tryezën e partive politike të së premtes.

Si nikoqir i kësaj tryeze, Vetëvendosje kërkon që të arrihet pajtueshmëri për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tyre, zgjedhjet do të mundësonin krijimin e një qeverisjeje të shumicës për t’i çuar përpara proceset, raporton KTV.

LDK-ja mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme.

Partneri i kryeministrit Haradinaj në koalicion, PDK-ja, ende nuk ka qëndrim nëse do të shkojë në takimin e së premtes.

Vetëvendosje kishte bojkotuar organizimin e njëjtë të bërë nga PDK-ja.

Por, ky subjekt është kundër zgjedhjeve të reja.

Edhe AAK s’ka datë kur ta thërrasë tryezën por thonë se zgjedhjet s’do të jenë temë Arbëri AAK s’ka datë kur ta thërrasë tryezën por thonë se zgjedhjet s’do të jenë temë

Për dallim nga PDK-ja, dy partitë e tjera në koalicion, AAK-ja dhe Nisma, do të jenë të pranishme, por që nuk do ta mbështesin kërkesën për zgjedhje.

Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit, e ka konfirmuar pjesëmarrjen, derisa Lista Serbe nuk është ftuar në këtë tryezë.