Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Ramës po i mungon përkrahja politike

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë po vlerëson se kreu i kryeqytetit, Përparim Rama për katër muaj sa po qeverisë nuk e ka idenë se çfarë përgjegjësi e kompetenca ka.

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ramës i mungon përkrahja politike, ngase në Prishtinë nuk po bashkëqeverisin LDK-ja e PDK-ja, por e kanë ndarë pushtetin.

Krejt kjo sipas tij, mund të vërtetohet me ndarjen e drejtorive, por edhe përgjegjësive të tjera ndërmjet të dy partive.

“Pozita e kryetarit të Prishtinës përveç se pozitë menaxheriale është edhe pozitë politike. Mendojmë se zotit Rama i mungon përkrahja politike. Mendojmë se Rama nuk është duke bashkë qeverisur me dy subjektet PDK dhe LDK mirëpo e ka ndarë pushtetin me ato dy subjekte. Në këtë kuptim Rama po duket i pafuqishëm, po duket si i humbur në hapësirë dhe nuk e ka idenë e përgjegjësive dhe kompetencave të cilat i takojnë. Këtë mund ta themi në mënyrën se si i ka ndarë ndërmarrjet publike mes të PDK-së dhe LDK-së si subjekte të cilat janë në qeverisje në nivel komunal, pastaj tek ndarja e drejtorive dhe përgjegjësitë e tjera”, ka thënë ai për EO.

Sveçla ka pohuar se kryetari deri më tash ka emëruar vetë këshilltarët e kabinetit të tij për të cilët nuk ka ndonjë kompetencë ekzekutive.

Edhe Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik Arbëri Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik

“Nuk kemi projekt konkret i cili ka ndodhur e për më tepër shërbimet e zakonshme apo të përditshme të cilat edhe më parë u janë ofruar qytetarëve të Prishtinës po mungojnë”, ka shtuar Sveçla.

Tutje shtoi se Vetëvendosja i ka ofruar mbështetje Ramës lidhur me projektet të cilat kanë të bëjnë me qytetin dhe të mirën e qytetarëve, mirëpo ky i fundit sipas tij, nuk ka qenë i interesuar.

“Ne si VV i kemi ofruar mbështetje zotit Rama për të gjitha projektet të cilat kanë të bëjnë me qytetin dhe të mirën e qytetarëve, mirëpo për këto katër muaj nuk është dëshmuar se ka ndonjë projekt të tillë apo iniciativë të tillë që do ta lehtësonte jetën e qytetarëve në radhë të parë dhe në anën tjetër do të fillonte edhe implementimin në programin në të cilin Rama i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë. Ne për katër muaj kemi mbajtur vetëm dy mbledhje të Kuvendit dhe mendojë që në këtë drejtim jemi kampion për se keqi, jemi shembull i keq si kryeqytet në raport me të gjitha qytetet e tjera të Kosovës. Kjo po rezulto me vonesa”, ka njoftuar ai.

Por të kundërtën e thotë Milazim Vitija, asamblist i LDK-së, i cili ka theksuar se Rama çdo ditë është në takime me qytetarët e Komunës së Prishtinës. Sipas tij, kryetarët e mëhershëm nuk janë takuar dhe nuk janë përballur me brengat e qytetarëve.

Edhe Sveçla: E pamundur që Rama të arrijë marrëveshje me PDK-në i vetëm, LDK-ja pjesë e saj Arbëri Sveçla: E pamundur që Rama të arrijë marrëveshje me PDK-në i vetëm, LDK-ja pjesë e saj

Ai shtoi se për tetë vjet është punuar pak në Prishtinë, dhe sipas tij, duhet kohë që të kompensohen vitet e humbura.

“Unë si asamblist e vlerësojë deri më tani një punë të mirë. Pothuajse çdo ditë është në takime me qytetarët e Komunës së Prishtinës, është shumë popullorë dhe i afërt me qytetarët, unë e shohë prej këtij këndi dhe e vlerësojë për një punë mjaft të mirë. Kryetarët e mëhershëm nuk kanë pasur takime me qytetarët, ky pothuajse çdo ditë është në teren me qytetarët dhe është në rrjedha pothuajse me të gjitha telashet që kanë qytetarët e Prishtinës. Kemi të bëjmë me 8 vite që është punuar shumë pak në Prishtinë, dhe normal që duhet kohë me i kompensua ato 8 vite”, ka thënë ai.