Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje me parulla denoncuese: Gratë nuk mund të izolohen e përjashtohen

Lëvizja Vetëvendosje ka denoncuar dhunën, e shfrytëzimin që u bëhet grave në Kosovë përmes disa grafiteve që ka bërë në Prishtinë.

Vetëvendosje thotë se situata e grave në vendin tonë, dallon prej situatës së gjithsecilit grup shoqëror dhe kjo për disa arsye.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Së pari, ato nuk janë një shumë numerike lehtësisht të izolueshme, por përbëjnë gjysmën e popullsisë. Së dyti, roli i tyre në shoqërinë tonë është themelor dhe i pazëvendësueshëm. Dhe së treti, me gjithë rëndësinë që kanë për shoqërinë dhe jetën në këtë vend ato janë më të margjinalizuarat në rolet e tyre ekonomike e politike. Sot kemi gra amvise që punojnë e mbajnë një familje prej më shumë se pesë anëtaresh, e që për këtë punën të shumëfishtë, nga shteti fillojnë të kompensohet tek në moshën 65 vjeçare me një shumë simbolike, kjo është e papranueshme”, thotë VV, transmeton Koha.net.

Sipas Vetëvendosjes situata e grave është e dallueshme nga ajo e secilit grupi tjetër shoqëror edhe për një arsye që tek së fundi ka filluar të marrë më shumë vëmendje e që lidhet me dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

“1496 raste të viktimave të dhunës i kemi vetëm brenda një viti, e këtu sa e sa thirrje të tjera e raste të raportuara – thirrje të humbura që e lënë mbrapa atë shifër. Nga shteti dhe institucionet vendore përveç se nuk kemi ndonjë masë, kemi edhe përpjekje aktive për mbylljen e strehimoreve për gra, nën arsyetimin e disa faturave të energjisë apo ndonjë shërbimi tjetër. Pra, një faturë të pambarimtë për to. Kjo është e palejueshme”, thotë Vetëvendosje.

Më tutje thuhet se në këtë situatë ku secili ka një peshë të veten, aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën ta përcjellin një kumtim të vjetër, të shkruar nga njëra prej aktivisteve që e shtruan përvojën e parë të barazisë mes një transformimi shoqëror dhe politik, Roza Luksemburgu, e cila kishte thënë se “kush nuk lëvizë nuk ndien prangat”.

“Po nuk lëvizëm bashkarish, si burra ashtu edhe gra, drejt një situate ku ka më shumë barazi e drejtësi shoqërore, atëherë do ngecim për kohë të gjatë në këtë qetësi të prangave që nuk bëjnë zë - as për faturat që na ngarkohen, e as për borxhet që kemi”, thotë Vetëvendosje.

{gallery}