Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Kaluan rekomandimet për subvencionimin e strehimoreve të viktimave të dhunës

Lëvizja Vetëvendosje, qendra e Prishtinës, thotë se të gjitha statistikat flasin për gjendjen e rëndë e shqetësuese të gruas në shoqërinë tonë, ajo vazhdon te jetë e përjashtuar nga sfera publike dhe se sot në Kosovë vetëm 1 nga 8 gra janë të punësuara.

“Të izoluara ne sferën private, e të harruara nga institucionet, ato përballen me vështirësi të mëdha. Marrë parasysh këtë gjendje, e gjithë shoqëria duhet të lëvizë me hapa të shpejtë e veçanërisht institucionet me mekanizmat e tyre, drejtë permbysjes së kësaj gjendje. Komunat kanë resurse e mekanizma dhe brenda kompetencave të veta mund të bëjnë punë shumë më efikase në luftimin e pabarazisë. Duke qenë kështu, politikat e shërbimet lokale mund dhe duhet të orientohen edhe në funksion të eliminimit të pabarazisë gjinore”, thuhet në komunikatën e LV-së.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh këtë fakt, me iniciativë të asambleistëve të Vetëvendosjes në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot për diskutim për pabarazinë gjinore dhe masat dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga Komuna në drejtim të arritjes së barazisë së plotë gjinore janë miratuar këto rekomandime të propozuara nga kjo parti:

1. Përkrahje financiare/subvencionimi i strehimores së viktimave të dhunës në familje dhe mbështetje për viktimat e dhunës;

2. Të fuqizohet Zyra për Barazi Gjinore përmes buxhetit shtesë, të miratohet Plani Gjinor i Veprimit dhe të raportojë në Kuvend Komunal një herë në vit për punën dhe aktivitetet;

Edhe Vetëvendosje me parulla denoncuese: Gratë nuk mund të izolohen e përjashtohen Arbëri Vetëvendosje me parulla denoncuese: Gratë nuk mund të izolohen e përjashtohen

3. Të përkrahen gratë në biznes dhe subvencionim i iniciativave lokale të grave;

4. Formimi/Fuqizimi i Komitetit për Barazi Gjinore si trupë e Kuvendit Komunal

5. Formimi/Fuqizimi i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje;

6. Masa parandaluese dhe dënuese ndaj gjuhës diskriminuese ndaj grave në institucionet lokale;

7. Raportim në baza vjetore pranë Kuvendit Komunal nga KKSB (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), QPS (Qendra për Punë Sociale) dhe Komandantit të stacionit të Policisë lidhur me rastet e dhunës në familje dhe jashtë saj;

Edhe Vetëvendosje kërkon që të prioritizohet në Kuvendet Komunale çështja e dhunës ndaj gruas Arbëri Vetëvendosje kërkon që të prioritizohet në Kuvendet Komunale çështja e dhunës ndaj gruas

8. Identifikim dhe përkrahje për nënat vetushqyese.

9. Gjatë planifikimit të buxhetit të Komunës të zbatohet mekanizmi për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor