Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në ditën e 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz dhe Llaushë të Drenicës.
Po ashtu ata kanë bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, ku Ismajl Kurteshi, deputet i kësaj partie, ka thënë se përkulja para dëshmorëve të jep energji dhe vullnet që të punohet për interes të këtij vendi.
Nderime kanë bërë edhe te shtatorja e Ismail Qemalit në oborrin e Qeverisë së Kosovës, te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, e te busti i Isa Kastratit në Velani.
Zyrtarë të VV-së bënë homazhe edhe te varret e Astrit e Arbnor Deharit në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se Arbnori e Astriti pa u ndal asnjëherë kërkonin vetëm përparimin e shtetit të Kosovës.
Ajo ka shtuar se nuk do të ndalin së kërkuari edhe drejtësi për aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas saj, pa të drejtë.
-
Të gjitha aktivitetet e Vetëvendosjes në Ditën e Flamurit
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Osmani: Pajaziti me bashkëluftëtarët Zejnullahu e Hoxha u bënë lajmëtarë të lirisë
-
28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës
-
Konjufca dhe ministrat bëjnë homazhe te shtatorja “Heroinat”