Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon “lirimin e menjëhershëm të deputetëve”

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për shtyp ka kërkuar, siç ka thënë, lirimi e menjëhershëm të deputetëve të arrestuar dje pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes Kufitare me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Kjo është kumtesa e Vetëvendosjes:

Dje, në seancën për Demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj Qeverie për pak kohë.

Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhëtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e Kryeministrit Haradinaj.

Deputetë që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla

Artikuj të ngjashëm