Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Sveçlës: Presim nga gjykata që deputetët të mbrohen në liri të plotë

Sot është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës ditën kur u votua demarkacioni me Malin e Zi.

Por ende nuk ka ndonjë vendim për deputetët e VV-së.

Të mërkurën për hedhjen e gazit lotsjellës u arrestuan Drita Millaku, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Salih Zyba, Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sveçla.

Ndërsa Liburn Aliu është arrestuar për konfiskimin e kartelave të kolegëve të tij.

Seanca është mbajtur e mbyllur për media, por pas përfundimit të seancës avokati i deputetit Xhelal Sveçla, Naim Rudari ka thënë se prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për grupin e deputetëve të VV-së, përcjell ksp.

Edhe Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet Arbëri Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet

Rudari ka shtuar se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar.

“Është mbajtur seanca dëgjimore, prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër nga deputetët që kanë qenë në një kërkesë, ne e kemi kundërshtuar atë kërkesë të prokurorisë, kemi konsideruar që ka qenë e pa bazuar, e pa nevojshme dhe e pa arsyeshme. Dhe tani presim vendimin e Gjykatës. Edhe për tre deputetët tjerë ka qenë kërkesë e njëjtë për të gjitha (nga prokuroria). Ne presim që gjykata ta refuzoj atë kërkesë dhe do t’i lejojë të mbrohen në liri të plotë”, ka thënë avokati Rudari.