Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli refuzon kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e deputetëve të VV-së

Shtatë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan dy javë më parë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do të mbrohen në liri. As Gjykata e Apelit nuk e ka marrë për bazë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktim të masës së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.

Njësoj si shkalla e parë ka konsideruar se në këtë fazë të procedurës penale nuk ka qenë e nevojshme caktimi i masës së paraburgimit.

Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë deputetët e VV-së. Ata dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë plenare më datën 21 mars, duke kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)