Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje e bindur që Kosova bëri kufij të ri me Malin e Zi, kërkon mendimin e Kushtetueses

Nuk po dorëzohen nga kundërshtimi për demarkacionin me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje, Projektligjin e miratuar në Kuvend e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithëse Konjufca nuk e përjashtoi Gjykatën Kushtetuese nga institucionet që ata i konsiderojnë të kapura, ai përmendi për të mirë një vendim të kësaj gjykate.

Lëvizja Vetëvendosje ishte që kundërshtoi ashpër demarkacionin në Kuvend deri në fund.

Disa herë ata hodhën gaz lotsjellës në seancë, e 7 prej deputetëve të saj përfunduan të arrestuar nga Policia.