Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Askush s’mund t’i dëmtojë më provat e Deharit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se askush s’mund t’i dëmtojë më provat e ish-aktivistit Astrit Dehari, pasi sipas tij, mbi to janë bërë ekspertiza të shumta.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se për sigurinë e tyre nuk duhet të shqetësohet askush, por vetëm “për padrejtësinë e moszbardhjen e rastit”.

“Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar zëdhënësi i partisë në pushtet.

Të martën edhe djegur Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Partitë në opozitë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, kanë ndërlidhur zjarrin me intervistimin e djeshëm të ministres Haxhiu, për rastin e Astrit Deharit.

Artikuj të ngjashëm