Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka shprehur bindjen se kjo parti nuk ka asgjë të përbashkët me Vetëvendosjen.
Prandaj, sipas tij, LDK-ja nuk duhet të bëjë koalicion me partinë e Visar Ymerit.
“Asgjë nuk na lidh me Vetëvendosjen”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Madje, ai ka shprehur bindjen se Vetëvendosje nuk është as e interesuar që ta marrë qeverinë, siç ka thënë ai, në këtë kohë pa kohë.
“Jam i bindur për këtë”, ka thënë Haraqija.
Haraqija ka ripërsëritur bindjen e tij se “Vetëvendosje është produkt i SHIK-ut dhe PDK-së”.
“është si aso fëmije që të del prej kontrolle”, ka thënë ai.