Vizita dyditore e një delegacioni nga Shabaci në krye me kryetarin e kësaj komune Nebojsha Zelenoviq dhe kryesuesin e KK të Shabacit, Nemanja Pajiq, ka shkaktuar reagime të Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Pejë.
Delegacioni i Shabacit ka qëndruar të hënën e të martën në Pejë në kuadër të programit: “Mbështetje zhvillimit të arsimit dhe punësimit - SEED”, i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA), konkretisht për të shkëmbyer këto 2 komuna përvojat e tyre në arsimin profesional, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, veteranët e luftës së UÇK-së në Pejë shohin më tepër pas kësaj vizite, nostalgjinë për ish-shtetin jugosllav të pushtetarëve aktualë të Pejës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Përfaqësues nga Peja, Shabaci e Puka shkëmbejnë përvoja nga fusha e qeverisjes lokale
-
Peja dhe Shabaci shkëmbejnë përvojat në arsimin profesional
-
“Sezoni i zjarrtë” i Pejës që rrezikon të shndërrohet në dështim
-
Tensione në tranzicionin e pushtetit nga shqiptarët te Lista Serbe në Zveçan
-
Kryetarët nga PDK-ja në veri ndihen të diskriminuar nga Qeveria Kurti