Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka quajtur provokim të qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës çlirimtare, paralajmërimin për vizitë të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, më 13 maj në Prishtinë.
“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori. Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike”, thuhet në një reagim të OVL-së së UÇK-së të premten në mbrëmje.
Në reagim është thënë se “krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi”.
Gjatë ditës, Specialja njoftoi se më 13 maj Trendafilova do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të mbajë një takim me gazetarë.
-
Paralajmërohen protesta kundër Speciales
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
PDK-ja e quan të padrejtë shtyrjen e vendimmarrjes për Thaçin dhe të tjerët
-
Valë reagimesh kundër vendimit të Speciales për shtyrjen e aktgjykimit
-
Pas kërkesës së Selimit tërhiqet propozimi për ta ftuar Tredafilovën për raportim