Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët dorëzojnë në Kuvend peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvend peticionet, me anë të cilave kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë, transmeton kp.

“Ne sapo dorëzuam peticionin. Qëllimi jonë ishte që ne të përmbushim numrin kuotën e duhur për të thirrur mbledhjen e Parlamentit dhe 10 mijë nënshkrime. Mirëpo edhe qytetarët janë kanë aq të zellshëm, aq punëtorë dhe aq të interesuar sa kemi mbërri mbi 15 mijë e 836 nënshkrime ne konkretisht i dorëzuam. Ne s’deshëm me prit më gjatë. Zyrtarët e Parlamentit e pranuan peticionin. Presim që do të punojnë konform asaj që kërkohet. Siç e dini Organizata e veteranëve të luftës, është për shfuqizimin e ligjit, për dhomat e specializuara”, tha ai.