Një numër i vogël i veteranëve të UÇK-së, ish-pjesëtarë të “Brigadës 113 Mujë Krasniqi”, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Dy kërkesat kryesore të tyre janë largimi i veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve dhe shkarkimi i kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, raporton KTV.
Organizatorët kanë kërkuar që të ndalen pagesat për pensione e të pastrohen listat.
Kërkuan edhe lirimin e Sylejman Selimit, për të cilin thanë se po mbahet padrejtësisht në burg, për shkak se e posedon listën me veteranët e vërtetë.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në këtë protestë, deklaruan se do të bëhen pjesë e protestave të organizuara nga shoqëria civile.
Artikuj të ngjashëm
-
Pjesëtarët e UÇK-së ultimatum për listat e “veteranëve të rrejshëm”
-
Sot protesta kundër Lumezit, ftohen edhe veteranët e vërtetë
-
Veteranët e vërtetë ftohen të protestojnë kundër Lumezit
-
Kronikë e KTV-së nga protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së
-
Mijëra qytetarë protestojnë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së