Veteranët e UÇK-së të “Brigadës 113 Mujë Krasniqi”, kanë filluar protestën e tyre. Kjo po bëhet me kërkesën për largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve.
Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës, së bashku me veteranë të tjerë, janë organizatorë të kësaj proteste. Ai thotë se vetëm në fshatin e tij janë më shumë se 70 veteranë të rremë dhe për këtë ka dëshmuar më shumë se 6 herë te ish-prokurori special, Elez Blakaj.
“30 ditë i ka prej sodit që të ndalen pagesat e të pastrohen listat”, ka thënë Zogaj duke ia adresuar qeverisë, transmeton Koha.net.
Për këtë protestë të paralajmëruar për 3 shtator, Zogaj nuk ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të udhëhequr nga Hysni Gucati, për të cilin thotë se është në shërbim të politikës. Kreu i OVL së UÇK-së ka paralajmëruar se këtë protestë nuk do ta përkrahin.
“Më kanë thënë s’ke të drejtë me protestua, unë kam të drejtë sepse po bëhet diskriminime”, tha ai.
Edhe
Veteranët e UÇK-së, më 3 shtator protestojnë në Prishtinë
Më pas komandanti ka sqaruar aspektet e manipulimeve që i janë bërë listave. Ai tha ka pasur lista dhe dihet numri i tyre.
Protesta po vazhdon të mbahet në Prishtinë.