Saktësisht 5860 leje pune dhe qëndrimi për kosovarët ka lëshuar Kroacia nga 1 janari deri më 30 nëntor sivjet.
Kosovarët janë të shtatit sa i përket numrit të lejeve të punësimit dhe qëndrimit në Kroaci në këtë periudhë, pas Bosnjë-Hercegovinës me mbi 30 mijë, Nepalit, Serbisë, Filipineve, Indisë e Maqedonisë së Veriut.
Vetëm në këtë periudhë, Kroacia ka lëshuar 160 mijë leje pune dhe qëndrimi, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
Nga to, 76 mijë e 700 lidheshin me punësimin e ri, 64 mijë për zgjatje të lejeve ekzistuese e rreth 20 mijë leje për punë sezonale. Zagrebi është qendra kryesore me lëshimin e lejeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Bora e madhe në Kroaci bllokon trafikun
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
“Slobodna Bosna” shkruan për padrejtësinë që Bosnja ua bën kosovarëve
-
Mbi 374 mijë persona hynë në Kosovë për 1 javë
-
Ambasada e Kosovës: Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së