Rreth 4 mijë shqiptarë të Preshevës kanë aplikuar për legalizimin e pronave, pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për legalizimin e pronave. Përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile u bëjnë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për këtë proces, meqë theksojnë se Serbia është shtet që jep surpriza jo të mira për shqiptarët që jetojnë në Luginë.
Nga 60 mijë shqiptarë që jetojnë në Komunën e Preshevës, vetëm 4 mijë prej tyre kanë bërë kërkesë për legalizimin e pronave, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj komune.
Gazetarja Ardita Behluli ka thënë se numri i qytetarëve që kanë aplikuar është një numër simbolik dhe duhet mobilizuar që edhe qytetarët që jetojnë në diasporë ta kryejnë këtë obligim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një problem shumë serioz, me të cilin duhet të merren edhe institucionet përkatëse. Lidershipi shqiptar që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të ngrenë vetëdijen dhe të bëjnë një aksion, t’i mobilizojnë qytetarët tanë kudo që janë që të kthehen në vendlindje, t’i regjistrojnë pronat, sepse problemi nuk e dimë se ku do të mund të vazhdojmë periudhën në vijim, duke ditur se çdoherë ky shtet jep surpriza jo të mira për shqiptarët që jetojnë këtu”, tha Behluli.
Edhe përfaqësues të Komunës së Preshevës bëjnë thirrje që qytetarët ta përfundojnë këtë proces.
E drejtori i Urbanizmit në Komunën e Preshevës, Ardian Aliu, tha se nuk ka pasur presion nga Qeveria e Serbisë për legalizim të pronave të shqiptarëve në këtë komunë.
“Nuk ka qenë presion dhe kjo është në dobi të qytetarëve që jetojnë në këtë komunë, sepse është mundësi e shqiptarëve që t’i legalizojnë pronat. Tani edhe nëse nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronës, por objektin kanë të drejtë ta bëjnë regjistrimin”, tha Aliu.
Aliu ka njoftuar se afati për legalizimin e pronave është shtyrë deri në fund të këtij viti.
Ndërsa gazetarja Ardita Behluli bëri thirrje që qytetarët ta kryejnë sa më parë këtë obligim.
“Duhet të bëjmë edhe një mobilizim më të mirë me mediat nacionale, duke përfshirë mediat në Kosovë dhe Shqipëri që të kthehen dhe t’i regjistrojnë pronat, sepse është një problem edhe më tepër politik”, tha Behluli.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar Qeveria e Serbisë miratoi vendimin ku bëhej thirrje që të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, të mund të aplikojnë për legalizim.
Shqiptarët në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës, viteve të fundit kanë pasur probleme me pasivizim të adresave.
Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, mbi 3.000 adresa janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.