Arjeta Gashi është nga gratë e pakta në Kosovë që gëzon trashëgimi nga ana e prindërve.
Pjesëmarrjen në trashëgimi sikur Arjeta, e gëzojnë vetëm 17.3% e grave në Kosovë, u tha në konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave”.
Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha se normat dhe praktikat diskriminuse janë pengesa kryesore që gratë nuk kanë pronë në Kosovë, raporton KTV.
Në aspektin ligjor, Kosova qëndron mirë sa i përket mundësisë që gratë të trashëgojnë pronë, por, sipas pjesëmarrësve në këtë diskutim, këto ligje nuk zbatohen në praktikë.
Kjo konferencë u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përkrahur nga fondacioni Kvinna till Kvinna dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SIDA.
-
Vetëm 17% e grave trashëgojnë pronë nga familjet e tyre, gjen QKSGJ-ja
-
Gratë zotërojnë më pak se 10-përqindëshin e pronave të paluajtshme në Kosovë
-
Veç 4 për qind e grave në Kosovë kanë trashëguar prona deri tani
-
GLSP: Rreth 45 për qind e grave që kalojnë nëpër proceset e trashëgimisë heqin dorë
-
Instituti GAP: Vetëm 15 për qind e pronave në Kosovë zotërohen nga gratë