Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi.
Përmes kësaj bisede, ata diskutuan edhe për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferin, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni e rajon, për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për rëndësinë e stabilitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor. Një Maqedoni shumetnike dhe unike është në interes të qytetarëve që jetojnë në të, por edhe në interes të stabilitetit rajonal”, ka shkruar Veseli.
Në anën tjetër, Veseli ka thënë se me mbështetjen që i ka ofruar Xhaferit, Kosova dhe Maqedonia të mbajnë raporte të mira për të mos devijuar nga kursi i integrimeve euro-atlatike.
“Me z. Xhaferi, të cilit i ofrova bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, u zotuam se do të mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë të kontribuojmë që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mos devijojnë nga kursi i integrimeve euro-atlantike”.
-
Osmani uron Xhaferin: Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut fuqizim i demokracisë
-
Osmani: Maqedonia e Veriut në NATO garanci për stabilitet rajonal
-
Veseli nga Maqedonia kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, fton shqiptarët t’i thonë “po” referendumit
-
Referendumi në Maqedoni e dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimesh mes Veselit e Xhaferit
-
Veseli nesër për vizitë në Maqedoni