Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Kosova e pranon vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për emrin shtetëror.
Në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u prit nga homologu i tij, Talat Xhaferi, që të dy iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masovisht dhe t’i thonë “Po” referendumit të së dielës, raporton KTV.
Veseli atje përmendi përkushtimin kosovar në prodhimin e politikave të fqinjësisë së mirë me Serbinë.
Ai tha se marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në mënyrë paqësore dhe jo me konflikt.
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se Maqedonia e mbështet këtë dialog dhe marrëveshjet e arritura deri tani.
Xhaferi tha se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka formuar grup parlamentar në bashkëpunim me Parlamentin e Kosovës, duke konsideruar se ky grup do të shërbejë për zgjerimin e bashkëpunimit mes tyre.
-
Referendumi në Maqedoni e dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimesh mes Veselit e Xhaferit
-
Veseli për Der Standard: Për marrëveshjen me Serbinë do të ketë referendum
-
Veseli nesër për vizitë në Maqedoni
-
Veseli dhe Dimitrovi diskutojnë si t’i avancojnë bashkëpunimet midis vendeve
-
Veseli: Marrëveshja Maqedoni-Greqi i jep fund konfliktit shumëvjeçar