Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin.
“Ratifikimi i marrëveshjes për emrin, nga parlamenti i Maqedonisë sot, është një arritje e madhe për paqen në Ballkan, pasi i jep fund një konflikti shumëvjeçar dhe hap një kapitull të ri të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me Greqinë”, ka shkruar Veseli që shton se Kuvendi maqedonas me votë zhbllokoi rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Jam krenar e mirënjohës për bashkëkombasit tanë që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur një rol konstruktiv dhe kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të zellshëm të integrimit Euro-Atlantik”, ka thënë Veseli.
-
Thaçi e Veseli përgëzojnë liderët grekë e maqedonas për marrëveshjen për emrin
-
Greqia pritet ta bëjë edhe një hap për Maqedoninë drejt NATO-s, tregon Xhaferi
-
Liderët botërorë përgëzojnë Maqedoninë për emrin e ri
-
Kosova uron Maqedoninë për ndryshimet kushtetuese
-
Veseli nga Maqedonia kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, fton shqiptarët t’i thonë “po” referendumit