Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Veseli përgëzojnë liderët grekë e maqedonas për marrëveshjen për emrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit.

“Jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombësit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën.

“Në emër të Kosovës, unë ngrohtësisht e përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së emrit. Kontribut i madh i paqes në rajonin tonë nga Tsipras e Zaev dhe ministrat e Jashtëm Kotzias e Dimitrov dhe i dërguari i OKB-së, Nimetz. Integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Artikuj të ngjashëm