Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në takim, siç thuhet në njoftimin për media, u diskutua për marrëdhëniet që Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të kultivuar më tej frymën e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe synimeve të përbashkëta euro-atlantike.
Veseli shprehu besimin se liberalizimi i vizave për Kosovën, zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe shumë sfida tjera që tashmë po gjejnë zgjidhje, janë sinjal i mirë për të ardhmen evropiane të Ballkanit.
Po ashtu, ai tha se autostrada “Arbën Xhaferi” e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin, do ta lehtësojë komunikimin e qytetarëve dhe shkëmbimet tregtare, ndërsa theksoi nevojën që edhe Maqedonia të përfundojë pjesën e saj.
Nga ana e tij, kryediplomati i Maqedonisë, Dimitrov, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke iu dhënë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare.
-
Kosovën e Maqedoninë i bashkon shumëçka, autostrada i afron
-
Veseli nga Maqedonia kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, fton shqiptarët t’i thonë “po” referendumit
-
Referendumi në Maqedoni e dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimesh mes Veselit e Xhaferit
-
Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia po tregojnë marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Marrëdhëniet midis Kosovës e Maqedonisë, model për rajonin