Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ata, sipas kumtesës, me këtë rast diskutuan për raportet që Prishtina dhe Shkupi zyrtar kanë ndërtuar midis tyre në të gjitha nivelet e bashkëpunimit institucional dhe njëherësh vlerësuan se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve i shërben paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli e Zaev theksuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të mira, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik, si rrugë e vetme e të ardhmes së rajonit.
Kryeparlamentari i Kosovës dhe kryeministri i Maqedonisë, konsideruan se Kosovën dhe Maqedoninë, si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane, i bashkon shumëçka, prandaj theksuan nevojën e adresimit të sfidave të përbashkëta.
Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ndjek politikën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok, si rrugë e vetme e realizimit të synimeve të përbashkëta euro-integruese dhe sigurimit të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe investimeve të përbashkëta në rajon.
Ai ka rikujtuar se Kosova është në përfundim e sipër të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin, e cila do ta lehtësojë komunikimin e qytetarëve dhe shkëmbimet tregtare.
Nga ana e tij, edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u zotua se shumë shpejt qeveria e tij do të nisë pjesën e autostradës nga Shkupi deri në pikën kufitare me Kosovën.