Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se në këtë takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në sferën e shkëmbimit të përvojave parlamentare, proceset integruese dhe në nismat rajonale.
“Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin tonë”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani-Xhaferit: Llogarisim në përkrahjen e Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në KiE
-
Osmani uron Xhaferin: Moment historik për shqiptarët
-
Osmani: Rusia e Serbia po tentojnë ta destabiliziojnë Kosovën dhe Ballkanin
-
Osmani uron Xhaferin: Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut fuqizim i demokracisë
-
Osmani: Çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit duhet të kundërshtohet nga gjithë faktori shqiptar në rajon