Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizje Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën në momentin më kulmor të përhapjes së pandemisë.
"Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën, në momentin më kulmor të pandemisë. Nuk kemi pasur nevojë për këtë shtyrje të tyre, pikërisht në këtë kohë. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, do ta themi në Prishtinë, se këtu jemi te djersa e njerëzve që po e mbajnë Kosovën", deklaroi Veseli për kp.
Veseli teksa ka vizituar disa fermerë në Krushën e Madhe, është zotuar se pako e rimëkëmbjes ekonomike e propozuar nga PDK, në vlerë prej 320 milionë eurove do të kalojë.
"Është e paevitueshme që të kalojë pako e rimëkëmbjes kombëtare. Është duke na marrë kohë kjo çështja e politizimit të tepruar të luftës për pushtet që po zhvillohet. Ne presim që kryetarja e Kuvendit ta vë në kryesi, ta procedojë, sepse ajo është në procedim për të ardhur në Kuvend të Kosovës. Nuk e patëm vullnetin politik që ta kalojmë për një ditë. Por e kemi mundësinë që shumë shpejt, për një ditë ta kalojmë këtë financiare, e cila është e domosdoshme", u shpreh Veseli.
Ai bëri thirrje që pakoja financiare të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ndërmarrjet të mos përjetojnë kolaps.
-
Partitë “vajtojnë” miliona eurot për zgjedhje, por s’lëvizin nga qëndrimet për presidentin
-
Kurti: Krejt çka kryetarët e PDK-së dhe LDK-së duan është që unë të mos kem pushtet
-
Abdixhiku: Gjashtë vjetët e qeverisjes së VV-së sollën pasoja katastrofike
-
Rrahmani i PDK-së: Kurti ka qëllim shkatërrimin e LDK-së
-
Rrustemi: PDK-ja po e pengon çdo afrim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes