Arbëri

PDK-ja kërkon kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës po i kërkon Kuvendit të Kosovës të ndërpresë pushimet verore dhe deputetët t’i kthehen punës, për siç thonë, gjendjes së rëndë me COVID-19.

Përmes një shkrese kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, drejtuar kryeministrit të Kosovës, ka thënë se gjendja është tejet e rëndë dhe kjo “ka ardhur si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas”. Për këtë, ka shtuar Krasniqi, kërkohet reagim urgjent.

“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, ndonëse varianti Delta shihej nga ekspertët botërorë si ortek që po vinte me shpejtësi, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit”, thuhet në shkresë.

Rrjedhimisht, thuhet tutje, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie.

Krasniqi, në Facebook ka shkruar se për këtë do të bisedoj edhe kryetarin e LDK-së dhe atë të AAK-së.

Image
 

I brengosur me gjendjen tejet të rëndë të pandemisë, kur vendi ynë po përjeton një tragjedi, sot i kam dërguar një letër...

Posted by Memli Krasniqi on Tuesday, August 31, 2021