Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që t’i ndërpresë pushimet dhe t’i kthehet punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë.
Deliu-Kodra në një postim në Facebook ka thënë se duhet formuar një Komision Hetues për të hetuar arsyet dhe shkaqet e mosveprimit të Qeverisë ndaj paralajmërimeve të profesionistëve për rrezikun potencial të përhapjes së infeksionit me variantin Delta të virusit duke kanosur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik
Rastet me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të rriten, si dhe numri i të vdekurve dhe hospitalizuarve.
Si rrjedhojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar vizitën e tij në Austri dhe ka ftuar për sot pasdite mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
“Duke parë mungesën totale të përgjegjësisë nga Qeveria ndaj situatës alarmante me pandeminë, institucioni më i lartë përfaqësues dhe mekanizimi që mbikëqyrë dhe mbanë përgjegjës Qeverinë, Kuvendi i Kosovës, duhet të ndërpresë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë. Nëpërmjet debatit parlamentar të nxirren konkluzione për veprimet konkrete dhe të shpejta që duhet ndërmarrë Qeveria dhe t’i kërkohet në mënyrë ultimative t’i realizojë ato. Gjithashtu, deputetët duhet të iniciojnë formimin e një Komisioni Hetues për të hetuar arsyet dhe shkaqet e mosveprimit të Qeverisë ndaj paralajmërimeve të profesionistëve për rrezikun potencial të përhapjes së infeksionit me variantin Delta të virusit duke kanosur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik. Po ashtu, Kryeministri dhe ministritë kompetente duhet t’u dëshmojnë deputetëve nëse masat e ndërmarra së fundit janë të analizuara, nëse janë përllogaritur pasojat dhe është planifikuar mënyra dhe forma e rikuperimit si dhe është parashikuar efekti final i këtyre masave. Për fund, sikur Kryeministri të kishte vullnetin dhe energjinë për t’i inkurajuar masat të vaksinohen sikur i mobilizon ato në fushata linçuese, do të kishim një statistikë optimiste të të vaksinuarve”, ka shkuar Deliu-Kodra në Facebook.
-
PDK-ja kërkon kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvend
-
PDK-ja akuzon VV-në për shantazh ndaj administratës së Kuvendit
-
Deliu-Kodra: Kurti mendoi se opozita frikësohet nga zgjedhjet e hyn në sallë në momentet e fundit
-
Deliu-Kodra: VV-ja i ka marrë peng institucionet
-
Opozita e kaluar, në “seancën” pas seancës, e akuzon LVV-në për uzurpim të institucioneve