Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin që Komisioni Evropian ka dhënë për vizat.
Ai këtë e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.
Postimi i Veselit:
“Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën evropiane duhet të vazhdojë edhe më tutje.
Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë”.
Artikuj të ngjashëm