Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka shprehur bindjen e tij se Parlamenti Evropian do të jetë pro liberalizimit të vizave.
Ai ka theksuar se do të vazhdohet lobimi për këtë çështje, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.
“E kemi merituar këtë lajm të mirë. Duhet të punojmë në vazhdimësi dhe të kemi reforma edhe në drejtësi. Jam i sigurt se Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave, në ndërkohë do të vazhdojmë lobimin me secilin shtet. Duhet të kemi më tepër përkrahje për njëri-tjetrin. I kisha thirrur edhe kolegët e opozitës t’i bashkohen këtij gëzimi për liberalizimin e vizave”, është shprehur Veseli.
Lajm shumë të mirë rekomandimin pozitiv nga KE-ja e kanë vlerësuar edhe presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ata kanë shprehur bindjen se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses.
-
Veseli uron rekomandimin për liberalazim
-
Veseli i bindur që Kosova merr këtë javë sinjalin pozitiv për liberalizim të vizave
-
Veseli: PE i gatshëm të procedojë me përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Veseli tregon se çka mund të jetë shkas që BE-ja mos të miratojë liberalizimin e vizave
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi