Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehu optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.
“Nuk ka standard të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të cilin nuk e ka përmbushur Kosova. A e di çka mund të ndodhë që BE-ja të mos ia jep Kosovës liberalizimin e vizave? Vetëm një sjellje irracionale”, ka thënë Veseli për televizionin publik.
Ai i ka dhënë mbështetje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtimin e dialogut më Serbinë. “Në Rambuje a humbëm nga presidenti Thaçi? Kush mund t’u garantojë bashkëqytetarëve të Kosovës më shumë se sa Thaçi që ka përvojën, që ka aftësi e mençuri në komunikim?”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së nuk e ka parë të qëlluar idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Unë nuk besoj që i bën hajr Kosovës aktualisht ideja për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Veseli.
-
Veseli optimist se pro liberalizimit të vizave do të jetë edhe Parlamenti Evropian
-
Veseli i bindur që Kosova merr këtë javë sinjalin pozitiv për liberalizim të vizave
-
Veseli: Vizat për Kosovën, peng i burokracisë në BE
-
Veseli: Mos heqja e vizave, më shumë se një turp për BE-në
-
Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në