Kryeparlamentari Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë se Trepça “as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë”.
“Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja nuk thotë as se duhet e as se nuk duhet përfshirë “Trepçën” në dialog
-
Kocijançiçi thotë se temat për bisedime i caktojnë Kosova e Serbia, jo BE-ja
-
Të gjithë kundërshtojnë që për Trepçën të flitet me Serbinë në Bruksel
-
Lajmërohet edhe Pacolli: Për Trepçën s’flasim me Serbinë
-
Sipas zëdhënëses së BE-së, edhe çështja e Trepçës pjesë e dialogut Kosovë-Serbi