Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Kjo mbledhje do të ketë dy pika të rendit të ditës, që janë “miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, raporton Koha.net.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar nga bartësi i koalicionit fitues (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ), i zgjedhjeve të fundit, Kadri Veseli, që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në letrën e presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
-
Vendoset për seancën e cila do të shpërndajë Kuvendit
-
Seanca konstituive e Kuvendit të enjten e ardhshme në orën 15
-
Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit, nuk vendos për datën e zgjedhjeve
-
Partitë duan shpejt datën e zgjedhjeve, Veseli konfirmon kandidaturën për kryeministër
-
Data e zgjedhjeve të parakohshme tani në dorën e presidentit Thaçi