Presidenti Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së Kuvendit.
Ai tutje nuk ka dhënë ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, derisa ka njoftuar se së shpejti do të vendosë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi në Facebook ka shkruar se ky është një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovë.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovës, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar ai.
