Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Data e zgjedhjeve të parakohshme tani në dorën e presidentit Thaçi

Foto: Alban Bujari / Koha

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur sot për shpërndarjen e legjislaturës VI.

Vendimi u mor pas dorëheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do t'i i dërgohet për dekretim presidentit, Hashim Thaçi.

Vendimi i dërgohet Presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm