15:10 - Kryeparlamentari Kadri Veseli merret vesh se ka propozuar në Kryesinë e Kuvendit që të përfshihen në një dokument kërkesat e pozitës dhe të opozitës sa i përket dialogut me Serbinë.
Sipas burimeve të KTV-së, ai ka propozuar që në një seancë të votohet dokumenti ku përfshihet rezoluta e opozitës për ndalim të negocimit për territore dhe ekipi negociator, propozim i qeverisë.
Mësohet se LDK-ja ka kundërshtuar këtë ide.
Mblidhet Kryesia e Kuvendit
Është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të vendosur lidhur me dy seancat e dështuara për ekipin negociator dhe për rezolutën e opozitës për ndalimin e negocimit të kufijve në dialog me Serbinë.
Në mbledhje janë të gjithë shefat e grupeve parlamentare.
-
Veseli ripërsërit ftesën për unifikim rreth Dialogut
-
Veseli thërret në takim Thaçin, Haradinajn, Limajn, Ahmetin e përfaqësues nga LDK e VV
-
Nesër sërish përballja pozitë - opozitë rreth dialogut
-
Hendeku mes opsionit të presidentit dhe atij të Qeverisë cenon pozicionin e shtetit
-
Unitetin politik për dialogun nuk do ta bëjë tryeza e Veselit