Për vdekjen e komedianit Blerim Peci, ka ngushëlluar edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Veseli i ka shprehur ngushëllime familjes Peci me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Blerim Peci, dhe ka thënë se ai do u mungojë të gjithëve.
“Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh. Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve dhe artistëve”, shkruan Veseli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm