Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa ka theksuar se Kosova do të japë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhembje.
"Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje", ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli thotë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit
-
Liderët e Kosovës dhe Shqipërisë reagojnë pas tërmetit në Adriatik
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Konjufca: Kosova solidarizohet me Turqinë
-
Tërmeti në Turqi, Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me popullin turk