Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i pikëlluar thellë për përmasat tragjike të tërmetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.
Ai ka shkruar se nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.
“Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin
-
Abdixhiku: Më trishtoi lajmi për tërmetin në Turqi e Siri
-
Tërmeti në Turqi, Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me popullin turk
-
Osmani për tërmetin: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë