Sot ndërroi jetë në moshë të re komediani i njohur Blerim Peci.
Vdekjen e tij e pritën me pikëllim të gjithë. Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kanë ngushëlluar familjarët e Pecit.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Njëjtë edhe Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjarët e aktorit, për të cilin tha se ishte i madh në vepra.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqëve të tij!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.