Për vdekjen e aktorit Blerim Peci, ngushëlloi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ka thënë se Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj dhe njeriun që i jepte shumë artit të Kosovës.
Postimi i Mustafës në Facebook:
Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin. Njeriun që interpretoi e trajtoi temat e përditshmërisë sonë, të gëzueshme e të dhimbshme, por me aftësitë e veçantitë e tij hyri në zemrat tona. Humbën një njeri që do ti epte shumë artit të Kosovës. Me këtë rast ngushëlloj Familjen Peci, RTK-në dhe bashkëqytetarët që e adhuruan aq shumë. IM