Gati pas një viti prej kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë për veteranët e rrejshëm, Partia Demokratike e Kosovës do të nisë formimin e një komisioni hetimor për të njëjtën çështje.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se komisioni do t’i hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, duke u bazuar në fakte dhe pa ndërhyrë në punën e organeve të drejtësisë, raporton KTV.
Kryetari i Kuvendit, në një konferencë për media, ngriti dyshime se në mesin e mashtruesve ka edhe emra të komandantëve dhe se në mesin e tyre ka edhe persona që kanë dorëzuar armë në Serbi.
Krahas komisionit hetimor, Veseli tha se do të iniciojë edhe ndryshimet e duhura në ligjin aktual për veteranët e luftës së UÇK-së.
-
Veseli do komision hetimor për listat e veteranëve
-
Veseli: Komisioni hetimor për veteranët po bëhet për shkak të abuzimeve e manipulimeve me UÇK-në
-
Kërkesa e Veselit për komision hetimor për veteranët po shihet si goditje ndaj Haradinajt
-
Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton listat e fryra të veteranëve
-
AAK-ja kundër idesë së Veselit për pastrimin e listave të veteranëve