Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë sot me një nismë të re, të cilës tha se do t’i shkohet deri në fund, për ta pastruar emrin e vërtetë të UÇK-së nga veteranët mashtrues.
Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.
“ Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin. Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë - për t’i ndjekur penalisht mashtruesit”, tha Veseli në një konferencë për media në PDK.
Krahas Komisionit hetimor, ai tha se do të iniciojë edhe ndryshimet e duhura në Ligjin aktual për Veteranët e Luftës së UÇK-së, me praktikat më të mira të integrimit të tyre në kontributin e angazhimit zhvillimor.
-
Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton listat e fryra të veteranëve
-
AAK-ja kundër idesë së Veselit për pastrimin e listave të veteranëve
-
Veseli ngre dyshime se në mesin e veteranëve mashtrues ka edhe emra të komandantëve
-
Veseli: Do të kërkojmë themelimin e Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë
-
Veseli u thotë veteranëve se do t’i pastrojë listat, u premton beneficione